Një vajzë në Angli ka fajësuar nënën e saj për shkak se e detyronte të hante pa masë derisa kishte arritur peshën 300 kilogramë.
Debbie Reason, 48-vjeçe nga Warrington i Anglisë pretendon se e ëma e detyronte të hante sasi të mëdha ushqimi, megjithëse ajo nuk ishte e uritur. Madje, nga frika se vajza mund t’i bëhej anoreksike, nuk e linte të mbante dietë, megjithëse ajo peshonte rreth 300 kilogramë.
“Nuk kisha nevoja të haja, por ishte e kotë të argumentoja me nënën time. Babai i kërkonte të mos më ushqente, por këto fjalë shkonin në vesh të shurdhër” ka shpjeguar Reason.
“Nëna ime e kishte fiksim ushqimin dhe që nga mosha 14-vjeçare, ajo nisi ta ndajë edhe me mua. Ndërsa shoqëria ime luante përjashta, unë rrija brenda, haja dhe shtoja peshë”, ka shpjeguar Debbie. Gjendja saj e rëndë, është bërë publike gjatë një emisioni televiziv. /noa/a.k