Policia greke ka arrestuar 5 shqiptarë në zonën e Follorinës këtë mëngjes.Ata po transportonin një sasi prej 74 kg kanabis të ndara në 53 pako. Mosha e të rinjve varionte nga 21 në 43 vjeç. Policia greke sqaron se shqiptarët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek.
Të arrestuarit do të dalin përpara prokurorit të Kosturit./java/a.k