Prokuroria e Kavajës ka dërguar në gjykatë dosjen për 6 persona të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve shkollore.
Bardhyl Mastori, Vath Gjylsheni, Danjela Veliu, Ajete Degermeni, Marsida Gërmani, Mirsie Qahajaj, janë të akuzuarit për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumentave shkollorë’ të kryer në bashkëpunim.
Falsiifikimi i dukumenteve është bërë në institucionin shtetëror arsimor privat “Dituria”, Kavajë.
MAS Tiranë në dt.18.12.2015 ka ushtruar kontroll në shkollen jo-publike “Dituria” ne qytetin e Kavajes me administrator Bardhyl Mastorin, dhe pronar, ortak i vetëm, Vath Gjylshenin.
Gjatë kontrollit të ushtruar mbi dokumentacionin përkatës të shkollës për disa vite shkollore, 2011-2015, janë konstatuar nje sërë shkeljesh, deri në raste fallsifikimi të regjistrave shkollor, si Amza, indekse, ekuivalentime provimesh, nxënës që rezultonin fiktivisht në shkollë kur faktikisht jetonin jashtë shtetit, etj.
Gjatë hetimit të procedimit penal dhe pas verifikimit të të gjithë materialit Ministrja Lindita Nikolla ka nxjerrë urdhërin për mbylljen e veprimtarisë mësimore të institucionit të arsimit parauniversitar privat Shkolla e Mesme e Profilizuar ‘Dituria’.
Prokuroria Kavajë
1. Bardhyl Mastori, lindur me 1946, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumentave shkollorë’ të kryer në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “arrest në shtëpi”;
2. Vath Gjylsheni, lindur me 1948, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumentave shkollorë’ të kryer në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, zëvëndësuar më pas me ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore;
3. Danjela Veliu, lindur me 1981, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumentave shkollorë’ të kryer në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’;
4. Ajete Degermeni, lindur me 1947, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumentave shkollorë’ të kryer në bashkëpunim;
5. Marsida Gërmani, lindur me 1992, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumentave shkollorë’ të kryer në bashkëpunim;
6. Mirsie Qahajaj, lindur me 1992, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të ‘Falsifikimit të dokumentave shkollorë’ të kryer në bashkëpunim;
Në dt.29.01.2016, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka regjistruar proçedimi penal Nr.39, që bën fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve shkollorë”, parashikuar nga neni 187/2 i K.Penal. Ku procedim është regjistruar mbi bazën e kallzimit dt.28.01.2016, të Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit Tiranë,në lidhje me institucionin shtetëror arsimor privat “Dituria”, Kavajë, mbi një sërë falsifikimesh të kryera në këtë institucion. Kështu ISHA në MAS Tiranë në dt.18.12.2015 ka ushtruar kontroll në shkollen jo-publike “Dituria” ne qytetin e Kavajes me administrator shtetasin Bardhyl Mastori, dhe pronar, ortak i vetëm, shtetasin Vath Gjylsheni. Gjatë kontrollit të ushtruar mbi dokumentacionin përkatës të shkollës për disa vite shkollore, 2011-2015, janë konstatuar nje sërë shkeljesh, deri në raste fallsifikimi të regjistrave shkollor, si Amza, indekse, ekuivalentime provimesh, nxënës që rezultonin fiktivisht në shkollë kur faktikisht jetonin jashtë shtetit, etj.
Gjatë hetimit të procedimit penal dhe pas verifikimit të të gjithë materialit kallzues të ISHA, në dt.01.07.2016, Ministrja Lindita Nikolla ka nxjerrë Urdhërin nr.368, dt.01.07.2016, për mbylljen e veprimtarisë mësimore të institucionit të arsimit parauniversitar privat Shkolla e Mesme e Profilizuar ‘Dituria’.
Nga hetimet e procedimit penal dhe nga tërësia e akteve hetimore rezulton se:
1. I pandehuri Bardhyl Mastori ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal. Kjo për faktin se:
I pandehuri Bardhyl Mastori nga dt.29.09.2015 deri në momentin e ndalimit ka qënë njëkohësisht me detyrë administrator dhe drejtues i shkollës ‘Dituria’me kohë të pjeshme dhe të plotë, kjo sipas edhe ekstraktit të QKR.
– Gjatë kontrollit të ushtruar dhe nga hetimi më pas kanë rezultuar një sërë shkeljesh dhe falsifikimesh të dokumentave shkollorë të kryer prej tij në bahskëpunim me të pandehurin Vath Gjylsheni dhe të pandehurat Danjela Veliu, Mirsije Qahajaj dhe Marsida Gërmani, më konkretisht:
– Gjatë inspektimit të ISHA mungonin procesverbalet e ekuivalentimit të provimeve ku ka rezultuar se ato janë mbajtur më pas, konkretisht pas kontrollit. Nga sekuestrimi i praktikave në shkollën ‘Dituria’ rezultoi se ishin procesverbalet e ekuivalentimit të muajit Shtator 2015, në data të ndryshme duke u nënshkruar edhe nga mësuesit e lëndës të cilët nuk kanë qënë gjatë kontrollit të ushtruar, janë plotësuar më pas. Fakt i cili është pohuar jo vetëm nga nxënësit por edhe nga mësusit e më pas edhe nga vetë shtetasi Bradhyl Mastori.
– Gjatë hetimit ka rezultuar se nxënësit që janë pyetur kanë deklaruar që shkolla sidomos sistemi part-time frekuntohet shumë pak kur në regjistër figurojnë shumë nxënës, nuk meren mungesat, dhe fiktivisht bëhet shkollë. Kjo gjë vërtetohet me fletë-printimet e sistemit TIMS ku ndërkohë që nxënësit ndodhen jashtë shtetit në shkollë figurojnë si ndjekës të rregullt të saj madje me nota shembullore dhe nëpër projekte dhe provime, të cilat shkolla nuk i disponon!!! Edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga ISH shkolla frekuentohej nga rreth 43% e nxënësve, madje në klasën 13B frekuentonin shkollën vetëm 22%. Në një kohë kur edhe pse frekuentohej shkolla në këtë mënyrë janë plotësuar regjistrat me nxënës që vijonin mësimet dhe ndërkohë ishin jashtë shtetit, janë vendosur nota, janë mbajtur p/verbale ekuvalentimi etj, pra në këtë mënyrë janë konsumuar tërësisht elementët e figuërs së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25, në ngarkim të të pandehurit Bardhyl Mastori.
Duhet theksuar gjithashtu se në të gjithë regjistrat e shkollës në faqen e parë të tyre ndodhet udhëzimi për mbajtjen dhe përdorimin e regjistrit të klasës ku ndër të tjera cilësohet se: Drejtoria e shkollës dhe mësuesi kujdestar kujdesen dhe janë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe mirëpërdorimin e regjisytrit të klasës.
2. E pandehura Danjela Veliu ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal. Konkretisht nga hetimi për këtë të pandehur ka rezultuar se:
– E pandehura Danjela Veliu ka punuar nga viti 2011 deri në vitin 2016 në shkollën jo publike ‘Dituria’ mësuese në lëndët Histori dhe Gjeografi. Gjatë kontrollit të ushtruar dhe nga hetimi më pas kanë rezultuar një sërë shkeljesh dhe falsifikimesh të dokumentave shkollorë më konkretisht:
– Proçesverbali i ekuivalentimit i lëndës gjeografi, dt.05.09.2015, klasa 11, nxënësi Ermal Kocllari, ku rezulton të ketë marë notën 6, po ashtu në dt.08.09.2015 po për këtë lëndë ka marë notën 5, i njëjti nxënës. Ky procesverbal është mbajtur nga e pandehura Danjela Veliu dhe i pandehuri Bardhyl Mastori.
-Proçesverbali i ekuivalentimit i lëndës histori avancë, dt.08.09.2015, klasa 10, nxënësi Flori Xhaja ku rezulton të ketë marë notën 6. Ky shtetas ka deklaruar se nuk e ka dhënë këtë lëndë dhe gjatë hetimit nuk janë gjetur as fletë provimi për t’u bërë ekuivalentimi, thelb edhe i kallzimit penal. Ky procesverbal është mbajtur nga e pandehura Danjela Veliu dhe i pandehuri Bardhyl Mastori.
(Etj…)
3. E pandehura Ajete Degermeni ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal. Konkretisht nga hetimi për këtë të pandehur ka rezultuar se:
– Në vitin shkollor 2011-2012, vit në të cilin është hapur gjimnazi me kohë të pjesshme me dy klasa (1 klasë të 10 dhe 1 klasë të 11), rezultojnë në regjistrin e klasës së 10-të dhe regjistrin e klasës 11-të, 72 nxënës. Këta nxënës janë regjistruar në amzën nr. 1, të gjimnazit me kohë të pjesshme, nga numri 1 deri në numrin 209, ndërkohë që këta duhet të kishin numrin e amzës nga 1-72. Në numrat e ndërmjetëm rezultojnë me numër amze nxënës që janë regjistruar në shkollë në vitet pasardhëse, p.sh, nga faqja me numër 59 deri në faqen me numër 104 rezultojnë nxënës të regjistruar në shkollë në vitin 2012-2013, etj. Ndër këta nxënës një pjesë jetojnë jashtë shtetit. Rezulton nga hetimi se regjistrimi i tyre është bërë nga administratori i pandehuri Vath Gjyleshni në bashkëpunim me mësuesit. Konkretisht e pandehura Ajete Degermeni ka plotësuar regjistrat e mësipërm duke i falsifikuar ato.
– Nxënësi Banush Dako rezulton i regjistruar në klasën e 10-të të vitit shkollor 2011-2012, në gjimnazin me kohë të pjesshme. Nga regjistri ky nxënës është kalues dhe ka numrin e amzës 3. Në indeksin e gjimnazit me kohë të pjesshme, emri i nxënësit Banush Dako është fshirë me korrektor, pra nuk ekziston. Në amzën numër 1 të gjimnazit me kohë të pjesshme, në numrin 3 figuron nxënësi Edison Vrapi. Emri i këtij nxënësi është mbivendosur i korrektuar mbi emrin e nxënësit Banush Dako dhe i janë korrigjuar të gjitha gjeneralitetet. Shkolla nuk disponon dëftesën e klasës së 10-të të nxënësit Edison Vrapi. Nxënësit Edison Vrapi për vitin shkollor 2011-2012 nuk i janë hedhur notat në amzë. Sipas regjistrit ky nxënës rezulton i ardhur në vitin shkollor 2012-2013 dhe hidhet në amzë para nxënësve të regjistruar në vitin 2011-2012.
Gjatë hetimit është pyetur shtetasi Edison Vrapi i cili ka deklaruar se është regjistruar në këtë shkollë kundrejt pagesës në vitin 2012 nga klasa e 8- të cilën e kishte përfunduar dhe cuditërisht ka kaluar direkt në vitin e dytë pa bërë fare vitin e parë. Ai ka sqaruar se ka paguar të treja vitet shkollore shumën prej 900 Euro (300 Euro në vit) edhe pse realisht kishte bërë vetëm dy vite. Në këtë mënyrë është bërë dhe korigjimi dhe zëvëndësimi i nxënësit nga Banush Dako ne Edison Vrapi.
(Etj…)
4. E pandehura Mirsije Qahajaj ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal. Konkretisht nga hetimi për këtë të pandehur ka rezultuar se:
– Mungonin procesverbalet e ekuivalentimit të provimeve ku ka rezultuar se ato janë mbajtur më pas, konkretisht pas kontrollit. Nga sekuestrimi i praktikave në shkollën ‘Dituria’ rezultoi se ishin procesverbalet e ekuivalentimit të muajit Shtator 2015, në data të ndryshme duke u nënshkruar edhe nga mësuesit e lëndës të cilët nuk kanë qënë gjatë kontrollit të ushtruar, janë plotësuar më pas. Fakt i cili është pohuar jo vetëm nga nxënësit por edhe nga mësuesit.
5. E pandehura Marsida Gërmani ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal. Konkretisht nga hetimi për këtë të pandehur ka rezultuar se:
Proçesverbali i ekuivalentimit i lëndës anglisht, dt.03.09.2015, klasa 10, nxënësi Ermal Kocllari, ku rezulton të ketë marë notën 5, po ashtu në dt.06.09.2015 po për këtë lëndë ka marë notën 6, i njëjti nxënës.
Proçesverbali i ekuivalentimit i lëndës anglisht, dt.03.09.2015, klasa 11, nxënësi Ermal Kocllari, ku rezulton të ketë marë notën 6, po ashtu në dt.07.09.2015 po për këtë lëndë ka marë notën 5, i njëjti nxënës.
Nga akti i ekspertimit tekniko grafik nr.6682, dt. 21.07.2016 rezulton se nënshkrimet poshtë rubrikës “mësuesi i lëndës” në proçesverbalet e ekuivalentimit gjithsej 37 (tridhjetë e shtatë) nga data 01.09.2015-15.09.2015 janë nënshkruar nga shtetësja Marsida Germani krahasuar me modele e vëna në dispozicion.
Të pyetur si persona që kanë dijeni për veprën penale shtetasit Ermal Koçllari, Ensuela Marishta (Çela), Flori Xhaja, Marsela Koboçi, Sulejman Derjaj, Nadire Çepeli, kanë shpjeguar se nuk kanë dhënë asnjë provim ekuivalentimi lënde.
(Etj…)
6. I pandehuri Vath Gjylsheni ka konsumuar tërësisht elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 187/2 e 25 i K.Penal. Konkretisht përsa u parashtrua më lart ky i pandehur në bashkëpunim me të pandehurin Bardhyl Mastori dhe Danjela Veliu kanë regjistruar persona për të ndjekur studimet në shkollë në një kohë kur ndodheshin jashtë shtetit. Kanë regjistruar persona duke bërë dy vite shkollore përnjëherë sikurse rasti i shtetasit Edison Vrapi. Edhe pse shkolla ka qënë objekt kontrolli edhe më parë nga ISHA duke ju lënë detyra konkrete dhe specifikuar shkeljet apo mangësitë kanë vijuar falsifikimet sikurse rasti flagrant ku edhe pas kallzimit të ISHA shkolla ka vijuar me procesverbalet e ekuivalentimit të lëndëve të cilat janë sekuestruar më pas nga organi i Prokurorisë, si edhe ka bërë mbylljet e regjistrave të AMZAVE konkretisht i pandehuri Bardhyl Mastori në bashëpunim me të pandehurin Vath Gjylsheni. Gjithashtu në lidhje me korigjimet e AMZAVE apo mbivendosjet e nxenesvë ne regjistra mësuesit kanë deklaruar se për cdo rast ka pasur dijeni pronari i shkollës apo edhe administratori pra i pandehuri Vath Gjylsheni, duke cituar se asnjë lëvizje, korigjim, ndryshim apo ligjërisht falsfikimi nuk bëhej pa dijeninë e të bashkëpandehurit Vath Gjylsheni. E njëjta gjë ka rezultuar edhe sa i takon plotësimit të regjistrave të AMZAVE dhe falsifikimit të tyre nga e pandehura Ajete Degërmeni e cila gjithashtu ka deklaruar se për cdo rast ka qënë në dijen pronari shtetasi Vath Gjylsheni.
Rezulton nga hetimi se në dt.01.09.2015 janë lidhur kontratat individuale të punës të cilat janë firmosur nga shtetasi Bardhyl Mastori si punëdhënës në një kohë kur nuk e kishte këtë cilësim pasi ai ishte emëruar administrator me vendim të ortakut të vetëm shtetasit Vath Gjylsheni në dt.29.09.2015, pra rreth një muaj më vonë. Çuditërisht po në dt.01.09.2015 i pandehuri Vath Gjylsheni në cilësinë e punëdhësit ka firmosur kontratën individuale të punës me punëmarrës Bardhyl Mastori, si mësues, në një kohë kur Vath Gjylsheni nuk ishte më administrator i shkollës por kishte emëruar djalin e tij Gëzim Gjylsheni. Madje edhe kur vetë shtetasi Vath Gjylsheni ka mohuar të ketë patur ndonjë funksion në shkollë pasi nuk ishte më as administrator.
Nga hetimi ka rezultuar se mësueseve Mirsie Qehajaj dhe Enisa Petja u janë lidhur dy kontrata pune, një me kohë të plotë dhe një me kohë të pjesshme me nga 40 orë në javë për secilën, pra 80 orë javore. Në një kohë kur këto mësuese kanë filluar punë pa përfunduar arsimin universitar, dhe vazhdojnë studimet universitare pikërisht në lëndën që jepnin mësim. Ky fakt është pohuar edhe nga shtetasi Bardhyl Mastori i cili ka deklaruar se këto mësues i ka gjetur aty, në shkollë kur ka filluar punë edhe pse kishte dijeni se nuk kishin përfunduar arsimin përkatës dhe madje ishin punësuar nga i pandehuriVath Gjylsheni i cili gjithashtu kishte dijeni mbi këtë fakt.
Pra nga hetimet e kryera dhe nga administrimi i të gjitha akteve në fashikull, rezulton se të pandehurit Bardhyl Mastori, Vath Gjylsheni, Danjela Veliu, Ajete Degërmeni, Marsida Gërmani dhe Mirsije Qehajaj në bahëskëpunim me njëri tjetrin kanë kosnumuar elmenetët e figurës së veprës epnale të “Falsifikimit të dokuemnhatve shkollorë” të parashikuar nga neni 187/2 e 25 të K.Penal.
shqiptarja.com/d.i.