Çiljeta Xhilaga ka folur hapur për lidhjen e saj me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën, duke pohuar se mes tyre ka qenë dashuri me shikim të parë.
E ftuar në emisionin “Oktapod”, Çiljeta rrëfeu se ishte njohur me portierin e Partizanit para nëntë muajsh, në një koncert të sajin.
“Çdo gjë lind në impaktin e parë dhe fillon që nga sytë, kështu që ka bërë klik që në takimin e parë dhe ka vazhduar kështu me shumë pasion dhe me dashuri. E dua pafund.”, deklaroi Çiljeta.
shqiptarja.com/d.i.