Një skaf privat që udhëtonte nga Italia në drejtim të Shqipërisë, është bllokuar në mes të detit, 10 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit. Alarmin për policinë kufitare e ka dhënë djali i drejtuesit të skafit, Adrian Jahaj.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se Policia kufitare ka kërkuar ndihmë tek QNOD, duke vënë në lëvizje të menjëhershme Forcën Detare, e cila ka nisur për ndihmë dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani.
Për shkak të kushteve atmosferike operacionin në det e vijon vetëm anija ORIKU, ndërsa është kërkuar ngritja e një helikopteri COUGAR, që aktualisht është pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit.
Mësohet se skafi ka ndaluar në grykëderdhjen e Vjosës, pasi i ka mbaruar karburanti.
Shqiptarja/d.i.