Renato, djali 21 vjeçar, jetim, duhet të jetë ndër më fatlumët e jetëgjatët e këtyre ditëve të fundit, pas një operacioni shumë të vështirë dhe që ka ndodhur me urgjencë në mesnatën e dy ditëve më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Eshtë pikërisht profesori Kirurg Arben Gjata që ka ndarë me miqtë e tij një moment nga operacioni i vështirë për Renaton, e ku mbi kokën e tij gjenden mjekët më të mirë shqiptarë.
“Mesnate! Klinika 3! QSUT Nënë Tereza. Me Prof. Kacanin, Beqirin, Endrin, Krenarin dhe stafin në përpjekje për të fituar edhe një betejë në emër të jetës! Zoti qoftë me ty Renato!”, shkruan Kirurgu.
Sipas informacionit, Renato kishte një hemoragji të stomakut, riintervent dhe ka hyrë me emergjencë në sallën e operacionit, i asistuar edhe pse mesnatë, nga një numër i madh doktorësh e infermierësh.