Arrestohet në flagrancë një 66-vjeçar, i sekuestrohet arma e zjarrit pa leje. Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se Ndoc Kapçari, 66 vjeç, banues në Vau Dejës u kap sot në aksin rrugor Kryebushat -Vau Dejës gjatë kontrollit fizik të ushtruar, pasi në brez iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë TT dhe një krehër me 7 fishekë të cilat i mbante pa leje. Materialet proceduriale iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
ma.me