Ky që shihni në foto është Ergys Faslija, i arrestuari në operacionin antiterror të policisë shqiptare që u zhvillua në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. Ai konsiderohet si kryesori i grupit, raporton JOQ. 30 vjeçari u arrestua pasi dyshohet se në bashkëpunim me 3 persona dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandonin nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, si dhe mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste. Veç Ergys Faslijas u arrestuan edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët janë
OPERACIONI
Forcat e Antiterrorit në vend kanë zhvilluar një operacion të gjërë për të ndaluar të dyshuarit që propagandojnë terrorizmin dhe grupin ekstremist ISIS.
Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 16 persona në total, mes tyre edhe 5 të huaj, por vetëm 4 prej tyre janë shoqëruar. Operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan. Në përfundim të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:
Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër.
B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër.
E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër.
M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë.
Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.
Materialet për këta shtetas i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuar nga nenet 230 e 22, 265, 265/b të K. Penal. Operacioni është në vijim dhe hetimet po ndiqen në dinamikë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.