Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, i cili u pa shumë pak në fushatën e fundit elektorale, ka komentuar për Shekulli rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale. I pyetur rreth humbjes në qytetet ku kandidatë ishin përfaqësues të LSI, ai është shprehur se “Çdo garë elektorale kërkon një analizë serioze dhe komplekse gjë të cilën ne në LSI do ta bëjmë deri në fund, ndonëse elementet thelbësore të së cilës lidhur me mënyrën e funksionimit dhe sa korrekt e luajal ka qenë funksionimi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane në terren, janë për ne mjaft të qarta që tani, veçanërisht për bashkitë që nuk u fituan”.