Zbardhen të tjera detaje të tmerrshme nga ngjarje e raportuar sot nga Policia e Vlorës, e cila tha se ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet V.Ç, pasi dyshohet se ky 41 vjeçar, ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij adoleshente.
“Balkan web” shkruan se ditën kur mësoi që ishte shtatzënë, ajo u detyrua të abortojë fetusin me deformime.
17-vjeçarja nga Vlora ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga i ati pak muaj më parë dhe fryt i këtij përdhunimi dyshohet se ishte edhe foshnja që mbante në bark.
Nën shoqërinë e tezes dhe me ndihmën e nënës ajo ka vendosur të denoncojë të atin monstër në polici.
Fetusi i abortuar pritet t’i nështrohet ADN-së, për të zbuluar atësinë, ndërkohë që mësohet se 17-vjeçarja vijon të qendrojë në maternitetin e Vlorës në kushte të rënda psikologjike.
DEKLARATA E NENES
Gazetari i News 24 Enrik Mehmeti mëson se vajza e abuzuar është fëmija më i madh i familjes Çinaj, që jeton në kushte të vështira ekonomike, e për këtë apeluan për ndihmë në muajin shtator në News 24 dhe gjetën mbështetjen e disa qytetarëve.
Xh. Ç kishte braktisur shkollën, ndërsa të njejtën gjë rrezikonin edhe fëmijët e tjerë, që jo vetëm nuk mund të siguronin libra, por shpeshherë flinin edhe me barkun bosh, pasi i ati punonte me ditë.
Në një rrëfim për gazetarin e News 24, Enrik Mehmeti, nëna e Xh. C, Brunilda tregon se si e kanë mësuar shtatzaninë e vajzës, peripecitë që çuan në abortim dhe akuzat për të atin.
“Nuk di çfarë të them, jam shumë e shokuar, nuk e mendoja që do më dilte brenda në shtëpi. Kur doktori më tha për abort, u shokua shumë, unë po i bërtisja, motra po ashtu. Kur e shtruam në spital, i mora një 10 mijë lekëshe për disa analiza. Të enjten erdhi dhe burri kur e shtruam në spital, ishte i dehur, donte të shikonte çupën, po mua smë shkoi në mendje që do dilte ai. Na thanë që ky është dhunim brenda familjes, nuk e besoj. Vajza thotë është njëherë një plak, një herë një djalë me emrin Gerti, një herë babi, por është shumë e shokuar.
Ndërsa apelon që ta ndihmojë shteti për tu larguar nga banesa ku jeton, Brunilda thotë se nuk do ta falë personin që ka abuzuar me të bijën. “Dua mbrojtje, dua të iki sa më parë që këtej. Ai personi që e ka bërë edhe sikur të jetë burri im do t’i them se nuk e lë të gjallë”.
Duke folur për raportin me të shoqin, ajo shton: “Mua edhe më ka dhunuar e kam kundërshtuar, po kam ndenjur për fëmijët. Ai çdo gjë e bënte me raki. Tek fëmijët nuk ka vënë dorë”.