2008 – Për President të Shteteve të Bashkuara u zgjodh për herë të parë një afrikano-amerikan Barak Obama, kandidati i Partisë Demokratike. Katër vjet më vonë ai fitoi edhe një mandat të ri presidencial.
1847 – Vdiq kompozitori gjerman dhe dirigjenti Felix Mendelssohn, themelues i Konservatorit në Leipzig, një përfaqësues i shquar i romantizmit muzikore. Si pianist ai bëri debutimin e tij kur ishte 9-vjeç, në moshën 15-vjeç shkroi simfoninë e tij të parë, një kryevepër e bëri kur mbushi16-vjeç, dhe pastaj muzikën për “Ëndrra e një nate vere”.
1890 – Në Londër, u hap hekurudha e parë me linjës nëntokësore elektrike në botë.
1918 – Një javë para përfundimit të Luftës së Parë Botërore vdiq shkrimtari britanik Wilfred Owen, poezia e të cilit përmban dënim të fortë ndaj luftës. Ai e ka ndikuar ndjeshëm brezin e pas luftës së poetëve angleyë, kurse Benjamin Britten shkroi vargjet e tij për muzikën që përfshihet në pjesën e tij monumentale “Requiem i luftës”. (b.an)