Disa hulumtime të reja kanë zbuluar se “mosha më e rrezikshme e tradhtisë” është 39.
Viti i fundi i një dekade (19, 29, 39, 49..) shihet si vit i ri në jetët e personave, ku ata kërkojnë opsione të reja dhe emocione të freskëta.
Një anketim me 1,000 njerëz nga IllicitEncounters ka shikuar modelet e tradhtisë – sa është mosha më e zakonshme për të tradhtuar dhe përse.
33 për qind e njerëzve kishin tradhtuar kur kishin qenë 39 vjeç, përderisa mosha 29 vjeçe e kishte zënë vendin e dytë sa i përket “rrezikshmërisë së tradhtisë” me një përqindje prej 23.
Shumica e të anketuarve – 76 për qind – kishin thënë se kishin tradhtuar për shkak të mungesës së emocioneve apo eksitimit nën çarçafë, përderisa gjysma e të anketuarve kishin deklaruar se ndjeheshin të mërzitur me partnerët aktual.
Christian Grant nga Illicitencounters thotë: “Keni kujdes nga figura 9 – është mosha më e rrezikshme sa i përket aferave jashtëmartesore”.
“Kjo aplikohet tek meshkujt dhe tek femrat. Të dy gjinitë kërkojnë afera kur janë në pragun e hyrjes në një dekadë të re. Ndërsa, disa hulumtime tjera tonat tregojnë se disa persona tradhtojnë për të marrë vëmendjen e partnerëve aktual.”
Telegrafi/d.i.