Këto dy makina britanike janë të shpejta, të fuqishme dhe shumë luksoze, ndërsa rivaliteti mes tyre nuk ka fund.
Varësisht nga dëshira, blerësit e zgjedhin njërën prej tyre, nga pamundësia që t’i kenë të dyja.
Në anën tjetër, njohësit e makinave bazohen në cilësitë dhe risitë që sjellin prodhuesit, për të vendosur se cila është më e mirë.
Në videon e postuar më poshtë, është gara e shpejtësisë mes Bentley Bentayga dhe Range Rover. Ndonëse me tre sekonda diferencë, megjithatë Bentayga doli e para. /Telegrafi/a.k