Edhe deputetja e PD, Majlinda Bregu shprehet optimiste se raporti i 9 nëntorit për Shqipërinë do të jetë pozitiv për hapjen e negociatave. Në një aktivitet për sfidat e sipërmarrjes shqiptare drejt integrimit në BE, Bregu tha se ai duhet të jetë momenti më i mirë për të gjithë.
Bregu: Besoj se progresraporti i 9 nëntorit do të jetë pozitiv për hapjen e negociatave. Besoj se propozimi do të jetë pozitiv. Është ngjarja më e rëndësishme që shqiptarëve i takon. Le të jetë momenti i mirë për të gjithë ne.
Bregu tha gjithashtu se do ti kërkojë qeverisë që të përfshijë biznesin si grup interesi në ndryshimet legjislative.
Bregu: Fatkeqësisht është folur pak për dimesionin social-ekonomik. Nuk është folur për impaktin që ka procesi i integrimit tek biznesi. Ka ardhur koha të përgatisim udhërrëfyes sa përafrim kemi me legjislacionin e tregut të brendshëm. Kërkoj nga qeveria që të përfshijë biznesin si grup interesi në ndryshimet legjislative.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jakaj tha se është negativ fakti që deputetët e PS dhe PD nuk jane ne kete tryeze./oranews/a.k