Leonard Cherry dhe bashkëshortja e tij, Hazel jetuan së bashku për 74 vjet dhe as vdekja nuk ja doli dot që ti ndante. Ata ishin dashuruar që në shkollë të mesme dhe ishin martuar në janar 1942 në Muldoon, Texas. Javën e shkuar ata ndërruan jetë të dy, vetëm disa orë larg njëri-tjetrit.
Nipi i tyre i vetëm, Craig Cherry tha se dashuria e tyre ishte më e forta që kishte parë ndonjëherë. “Të dy i shihje gjithnjë duke qeshur dhe gjithmonë thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha Cherry për CNN.
Me gjithë dhimbjen e madhe të humbjes së njerëzve më të shtrenjtë në të njëjtën ditë, djali 72-vjeçar i çiftit të ndjerë, David Cherry ndihet mirënjohës që nëna dhe babai i tij do të jenë së bashku përgjithmonë.
“Ndihem i bekuar që vuajtjet e babait morën fund dhe ndihem gjithashtu i bekuar që nëna ime është me të dhe nuk do ta lërë kurrë vetëm”, shprehet ai.
Leonard Cherry, 95 vjeç ishte shtruar në spital prej disa ditësh, ndërsa bashkëshortja e tij, Hazel Cherry, 93 vjeçe e cila ishte shumë mirë me shëndet, ishte zhvendosur në një qendër për të moshuarit, shumë pranë spitalit ku gjendej bashkëshorti i saj.
Leonard Charry ndërroi jetë në orën 1 të pasdites së të mërkurës, ndërsa bashkëshortja e tij në orën 11 të natës. Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e saj të papritur. /a.k