Ka lindur në shekullin e 19-të, ndërsa tani jemi në shekullin e 21. Kjo e moshuar italiane ka jetuar në tre shekuj, ndërsa dita e lindjes së saj është 27 nëntori i vitit 1899, pra 117 vjeçe.
Konsiderohet si gruaja më e vjetër në vendin fqinj.
Ajo tregon se sekretin e jetëgjatësisë: Vezë.
“Unë ha dy ose tre vezë në ditë dhe asgjë tjetër. Ha edhe ndonjë arrë. Nuk ha shumë sepse nuk kam dhëmbë”, thotë Emma Moran.
Në moshën 20 vjeçare ajo kishte pasur anemi dhe një mjek i kishte këshilluar për të ngrënë tre vezë në ditë. Që atëherë, ajo e ndoqi recetën dhe nuk ju nda.
“Emma gjithmonë ka ngrënë shumë pak perime dhe pak fruta. Kur e takova, hante tri vezë në ditë, dy vezë të papërpunuara në mëngjes dhe një omëletë në mesditë. Në mbrëmje hante pak pulë. Vitet e fundit, ajo nuk e ka ngrënë pulën pasi dikush i tha se ishte kancerogjene”, shpjegon një mjek që njeh gruan.
Në vitin e largët 1938, gruaja u nda nga bashkëshorti i saj i dhunshëm, ndërsa fëmija i ka vdekur në moshën 77 vjeçare.
Deri vitin e shkuar, gruaja jetonte e pavarur, por së fundi u detyrua të punësojë një infermiere.
/Ora News/a.k