Yaya i ka kërkuar falje publikisht Manchester City-t për luftën publike me fjalë që ai dhe agjenti i tij Dimitri Seluk e nisen me menaxherin Pep Guardiola. Mesfushori ishte lënë jashtë ekipit nga trajneri spanjoll, por Guardiola ka thënë se do të donte rikthimin e veteranit në skuadër.
Guardiola ia kishte vënë si kusht kërkim faljen publike nëse Toure dëshiron të luajë përsëri te City. “Dua t’u kërkoj falje – në emrin tim dhe të atyre që më përfaqësojnë mua – ekipit menaxhues dhe tërë atyre që punojnë, për keqkuptimet nga e kaluara”, ka thënë Toure në kërkimfaljen publike.
“Ato deklarata nuk kanë përfaqësuar mendimin tim për klubin dhe për njerëzit që punojnë në të. Nuk kam asgjë tjetër përveç respektit për Manchester City-n dhe i dëshiroj më të mirën klubit”.
“Jam krenar që jam pjesë e historisë së klubit dhe dua t’i ndihmoj që të ketë sukses edhe më tej. Unë jetoj për të luajtur futboll dhe për të argëtuar fansat”, citohet Express. (b.an)