Autoritete italiane janë në alaram për sulme të mundshme terroriste në plazhet e saj. Sipas mediave italiane, pas sulmeve në Tunizi, nga Ministria e Bredshme ka dalë një urdhër për rritjen e vigjilencës pasi ka dyshime serioze se terroristët e ISIS mund të godacin plazhet në Ancona, Bari dhe Brindizi.
Sipas të dhënave këto qytete konsiderohen si porta hyrëse e terroristëve nga Ballkani. Mediat italiane shkruajnë se është rritur dhe numri i anijeve patrulluese në kufirin detare me Shqipërinë.
Mediat italiane duke cituar agjensitë e inteligjencës shkruajnë se terroristë nga Shqipëria mund të kryejnë sulme.
“Rajoni i Ballkanit është nyje për radikalizmin islamik, sidomos pas aktivizmit të pandërprerë të individëve dhe grupeve të ekstremistëve, gjithnjë e më shumë të përfshirë në rekrutimin dhe transferimin e xhihadistëve në Siri dhe Irak. Këto grupe janë aktive në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Mali të Zi dhe Serbi. Drejtesit e tyre janë ose boshnjakë ose shqiptarë”, ka thënë një agjent për mediat italiane.