Në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari Milaim Zeka ka folur për emrat ndaj të cilëve mund të ngrihen aktakuza nga Gjykata Speciale.
Zeka ka thënë se në momentin që do të hapet aktakuza e parë, ai do ta publikojë listën e atyre që mund të gjykohen nga Gjykata Speciale.
Në listën që ai e përmend, dhe e cila, sipas tij, është listë e prokurorisë dhe e nënshkruar nga një prokuror amerikan, përfshihen emra të shumë figurave politike të Kosovës.
Zeka ka thënë në “Komiteti Qendror” se pjesë e listës për t’u ngritur aktakuza ndaj tyre nga Gjykata Speciale janë: Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Shaip Muja, Ajvaz Berisha dhe Fatmir Limaj, citohet “Express”. (b.an)