Socialistët i kërkojnë ish-kryeministrit demokrat që ka shansin që akuzat ndaj qeverisë, CEZ dhe kujtdo t’i bërë të ditura në komisionin e posaçëm të hetimit, ndryshe këtë shans do të kërkojnë t’ia japim dhe me zor përmes organeve ligjzbatuese.
Deputeti socialist Taulant Balla i ka kërkuar ishkryeministrit Sali Berisha të paraqitet në komisionin hetimor të ngritur për çështjen e CEZ, pasi në të kundërt, duke i kujtuar ligjin për komisionet hetimore, do të angazhojë Policinë e Shtetit për ta sjellë të raportojë.
“Zoti Sali Berisha, je thirrur dëshmitar në këtë komision për të dëshmuar. Kemi marrë një përgjigje nga kreu i PD se në seancën e parashikuar para pak kohësh s’kishe mundësi të vije, se vetë nuk përgjigjesh ti.
Tani po ta them këtu në sallën e Kuvendit të Shqipërisë sipas ligjit për komisionet hetimore, je i detyruar të vish me vullnet të lirë, në të kundërt po ta them sipas ligjit do ti kërkojmë Policisë së Shtetit të të sjellë me zor në komision hetimore ta dish.
Mirë bën që në datë 14 nëntor ora 10:00, je i pari aty për të dëshmuar. Unë e di që ti i ke frikë këto prokuroritë e komisionet hetimore e tjera me rradhë. Bën mirë të vish të fillosh një proces shpëlarje pas gjithë këtyre ngarkesave që ke këto vite”.