Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e ka cilësuar kryeministrin Rama si një aventurier, i cili po i shpall luftë Greqisë, duke e konsideruar në retorikën e tij politike si një vend armik.
Dule nuk është kursyer në akuzat ndaj Ramës, duke thënë se ajo që po ndodh në Himarë me familjet e minoritarëve është një shembull se kryeministri po diskretiton vendin në sy të perëndimit dhe të fqinjve.
Dule ka kritikuar foton e hedhur nga Rama në rrjetin e tij social për Akropolin, duke ironizuar me të, teksa ka thënë se Perikliu nuk është me çallmë, pavarësisht dëshirës së Ramës.
Kreu i PBDNJ-së ka thënë se këto veprime Rama i ka porosi nga “baba” Erdogan.
“Një krahinë e vendit tonë me tradita me histori me identitet me vlera, që nga ardhja në pushtet e qeverisë Rama, gjendet nën kërcënimin e përditshëm të fadromave dhe bulkdozerëve. E kam fjalën për Himarën. Nisi me ndarjen territoriale dhe sot, provohet në praktikë se ishte tendencioze. Është e dështuar, jo funksionale dhe vetëm në shërbim të interesave.
Pas vitit 90, për herë të parë, në të gjithë hapësirën europiane, kemi rastin unikal të prishjes së objekteve të kultit, kemi prishjen e banesave dhe bizneseve, me një sens të theksuar hakmarrje, në një kohë që vazhdojnë ende, ndërtimet e sarajeve në qeparo. Të gjitha këto nën emrin e rilindjes urbane.
Nuk ka rilindje urbane që mund të fshehë qëllimin e vërtetë. Qëllimi është mposhtja e shpirtit të atij vendi.
Për javë në protesta banorët. Asnjë solidarizim. Paragjykim, deri në racizëm për ta… të nderuar kolegë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë patriotizëm fals që mund të marrë në zotërim llogaritë e Edi Ramës në Himarë.
Pse po paguan kaq shtrenjtë Himara? Nuk duhet të harrojmë se një nga vatrat e rezistencës më të madhe në vendosjen e komunizmit, ishin në Himarë. Të parët e atij komuniteti u burgosën, u internuan… dhe sot ende, vuajnë pasojat e asaj hakmarrje, që zgjat deri më sot.
Të nderuar kolegë, në kushtetutën e vendit tonë, e themi qartë dhe me gojën plot, që të mbrojmë të drejtat e bashkëatdhetarëve tabnë kudo në botë. Po shtet e tjera nuk e kanë të drejtën që të mbrojnë të drejtat e minoriteteve të tyre?
BE është qyteti i vlerave… dhe në atë qytet ka legjislatorë që nuk mund ti mashtrojë një aventurier. Ne kemi një aventurier në krye të qeverisjes.
Ky kryeministër e ka kthyer mbrapsht politikën dhe këto vlera. Po presim sot të na zbulojë armikun e ri.
Në kushtet e kanabizimit masiv të vendit, ku në vetëm lulishten para kryeministrisë, ku është kërpudha, aty nuk ka kanabis, sepse nga prapa, të jeni të sigurt, se edhe mund të ketë kanabis. Po zbaton kërkesat e babës në institucione arsimore, po zbulon armikun e ri, është Greqia që pret 1 milionë bashkatdhetarët tanë që punojnë e jetojnë atje”.
Rama zbuloi armikun e rradhës. Është greqia. Vendi mikpritës i rreth 1 mln bashkëatdhetarëve tanë, që jetojnë e mbajnë familjet e tyre, ndërkohë që politika e këtij zotërisë dëbon me mijëra nga vendi.
Ky vend ka bërë avokatinë e futjes së vendit tonë në NATO e BE. Ky zotëri realisht po vë në diskutim nëse do të cojë vendin në BE.
Të drejtohem si kreu i PBDNJ-së, edhe si minoritar, edhe si gjirokastrik, si korcar etj, se nuk janë këto marrëdhënie që vendi ynë kërkon me vendin fqinj. I keni hyrë një aventure që ka kosto!
Bota perëndimore ka zgjedhur Akropolin… është simboli i atij civilizimi që quhet i Helenisë. Ti preferove që të zgjedhësh një gravurë me një minare! Është e vërtetë që atje ka patur një minare, por askush nuk ka zgjedhur ta simbolizojë atë vend me minarenë. Mbase ti Perikliun e sheh me çalmë, por nuk është ashtu!”- tha Dule./java/a.k