Ambasada Turke në Tiranë i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit heqjen e flamurit të saj nga disa shkolla që ndodhen në Shqipëri.
Lajmi konfirmohet nga sekretari i MAS Plarent Ndreca i cili u shpreh se shkresa për heqjen e simboleve u firmos pas kërkesës së Ambasadës Turke në vendin tonë.
Në kërkesënm e saj, ambasada turke kërkon të mos përdoren simbolet e këtij shteti pa leje.
Ndreca më tej ka shtuar se institucionet janë të akredituara dhe të licencuara sipas legjislacionit. Ndërkohë, autoritetet turke prej kohësh kërkojnë mbylljen e një sërë institucioneve arsimore të kontrolluara kleriku turk Futullah Gulen, i akuzuar për grushtin e shtetit nga autoritetet turke.
Kjo kërkesë për heqjen e simboleve është në vijim të masave të ndërmarra ndaj kundërshtarit krysor politik të presidentit Erdogan./a.m.