Grupi nga 62 oficerë amerikanë të pensionuar ka shfaqur brengosjen për shkak të lidhjeve të mundshme ndërmjet kandidatit republikan për president të SHBA-së Donald Trump dhe kryetarit të Rusisë Vladimir Putin, transmeton Koha.net.
Ata e kanë ftuar Trumpin t’i bëjë publike dëshmitë e veta tatimore për t’u vërtetuar nëse ka lidhje financiare me Moskën.
Oficerët theksuan se Trump ka ndërmarrë hapa që janë në dobi të Rusisë përfshirë edhe refuzimin të pranojë konkluzionet informative se sulmet kibernetike kohë më parë në komitetin Kombëtar Demokratik janë të ndërlidhura me Kremlinin.
Në mesin e nënshkruesve është edhe gjenerali Wesley Clark, citohet Koha. (b.an)