Policia e Shtetit finalizoi operacioni e koduar “Befasia” gjatë të cilit u sekuestrua një magazinë që funksiononte për tharjen e kanabisit.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë 22 persona ndërkohë u shpall në kërkim pronari i magazinës që ndodhej në dalje të Rrëshenit. Po ashtu, policia procedoi 9 femra të moshave të ndryshme të cilat shërbenin si punëtore.
Bie në sy fakti se njëra prej të proceduarave është një 16-vjeçare me inicialet Xh.M.
…….
Policia e SHtetit ka dhënë informacione zyrtare në lidhje me operacionin e zhvilluar një ditë më parë në Rrëshen ku u sekuestrua një magazinë me sasi të mëdha droge që mendohet të jenë disa ton. Policia ka prangosur 22 persona ndërsa ka shpallur në kërkim pronarin e magazinës. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë femra që punonin në magazinë.
Mirdite.
Komunikata e policisë:
Finalizohet operacioni i radhes i koduar “BEFASIA”
Konstatohet një magazinë si ambient i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike
Arrestohen në flagrancë 22 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 9 shtetas të tjerë
Shpallet në kërkim pronari i magazines
Më datë 02.11.2016, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.SH-në Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “BEFASIA “
Si rezultat i tij , u arrestuan në flagrancë shtetasit :
1-Altin Ndoj(Cordeanu) , 32 vjeç, banues në Kurbin
2-Jetnor Kaja , 24 vjeç, banues në Lushnje
3-Leonard Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
4-Ramo Gaba , 48 vjeç, banues në Gjirokaster
5-Sokol Lama , 37 vjeç, banues në Mirditë
6-Vitor Lleshi , 43 vjeç, banues në Lezhë
7-Ilir Meraj , 40 vjeç, banues në Mirditë
8-Ded Deda , 33 vjeç, banues në Mirditë
9-Ermir Capani , 23 vjeç, banues në Kurbin
10-Fatjon Lama , 20 vjeç, banues në Mirditë
11-Paulin Prenga , 22 vjeç, banues në Kurbin
12-Taulant Marena , 25 vjeç, banues në Mirditë
13-Afrim Bulica , 37 vjeç, banues në Mirditë
14-Arben Lesaj , 38 vjeç, banues në Lezhë
15-Gjetë Ndoj , 23 vjeç, banues në Kurbin
16-Gjovan Ndoj , 47 vjeç, banues në Mirditë
17-Petrit Prenga , 44 vjeç, banues në Lezhë
18-Gjon Prenga , 28 vjeç, banues në Mirditë
19-Ilir Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
20-Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë
21-Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje
22-Valentin Simoni , 34 vjeç, banues në Mirditë
U bë shpallja në kërkim dhe punohet pë kapjen e shtetasit K.R. 44 vjeç, banues në Rrëshen – Mirditë.
Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për procedim në gjendje të lirë për shtetaset:
1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë
2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë
3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë
4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë
5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë
6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë
7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë
8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë
9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë
Në një magazinë në pronësi të shtetasit K.R. tek ish Grumbullimi në dalje të Rrëshenit – Mirditë, gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi, ku vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj.
Në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazines duke punuar shtetasit e mësipërm.
Veprat penale në ngarkim të këtyre shtetasve “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/2 e 333/a të Kodit Penal./a.m.