Më shumë se 2 milionë euro i janë vjedhur shqiptarëve përgjatë vitit 2015, falë mashtrimeve kompjuterike.
Shefi i seksionit të krimeve kompjuterike e kibernetike në drejtorinë e policisë tiranë Artan Dashi në një intervistë për Report TV shprehet se ka pasur raste që një biznesmeni i janë vjedhur deri 850 mijë euro vetëm me një transfertë.
Mashtrimi kompjuterik sipas Dashit vijnë për shkak se biznesmenët shqiptarë kërkojnë të mbarojnë punë shpejt dhe nuk i kontrollojnë faturat, numrat e llogarisë apo cdo të dhënë që duhet të plotësohet para çdo transferte.
Kryesisht hakerat e huaja i transferojnë paratë në banka të Anglisë, Gjermanisë, Sllovakiës e Cekisë për një periudhë tranzitore e më pas paratë e vjedhura përfundojnë në vëndet e afrikës duke u shpërndarë në një rrejt merimange siç e quan Dashi pjestimin e një shume në 100 llogari.
E teksa gjendja sipas Dashit është në kufijtë e alarmit, ai ka një këshillë për këdo që e ka të nevojshme të përdori internetin për punë apo transferta duke i kërkuar që të bëjnë kujdes para cdo transaksioni.
Krimet kompjuterike janë të shumta por ajo çka ka ngritur alarmin e kuq në drejtorinë e policisë tiranë janë mashtrimet kompjuterike ku vetëm për 2015-2016 numri i personave që skanë gjetur më paratë e tyre në miliona euro arrin në 38 të tillë./a.m.