Këngëtarja, Rihanna arrin që gjithmonë të jetë në faqet e para të revistave duke shkaktuar shumë thashetheme. Ajo këtë e arriti edhe kur u fotografua me të brendshme në “West Hollywood”.
Rihanna u fotografua nga paparacët me një veshje të guximshme ku shihej me një palë të brendshme dhe një palë pantollona të shkurtëra.
Bukuroshja nga Barbadosi përflitet së fundmi se është në hapat e parë të romancës me sulmuesin e Realit, Karim Benzema.
Të dy ata janë fotografuar shpesh në publik dhe zërat që qarkullojnë nuk flasin vetëm për miqësi, pavarësisht se si futbollisti, ashtu edhe këngëtarja nuk e kanë pohuar as mohuar.