Një shqiptar nga Kosova është arrestuar nga policia e Breshias në Itali, nën akuzën e nxitjes së terrorizmit.
Ky shtetas u prangos në kuadër të operacionit policor të koduar “Merr dorën time”, që synon të arrestojë persona që mbështesin terrorizmin dhe kryejnë akte terroriste.
Kryesisht persona si shqiptari përdorin instrumentet informatike, rrjetet sociale për thirrje xhihadiste. Policia italiane ka ndërmarrë operacione të ndryshme për të parandaluar operacione ndërkombëtare terroriste,të lidhur me celula islamike. /a.m.