Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për për “Shfrytëzim prostitucioni“ dhe “Marrëdhënia seksuale me të mitur”. Në operacionin e koduar “Mëngjesi” kanë rënë në pranga Emine Jahja, 26 vjeç; Marsel Jevgu, 21 vjeç; si dhe Ilirjan Xhepa, vjeç 62 banues në Elbasan.
Sipas policisë tre të arrestuarit kanë shfrytëzuar për prostitucion dhe kanë kryer marëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inicialet J.H, 12 vjeç, banuese në Elbasan.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni e kryer në bashkëpunim“ dhe “Marrëdhënia seksuale me të mitur” parashikuar nga nenet 114, 25 dhe 100 të Kodit Penal.