Përbërësit për 4 persona:
2 patate
1 pras
750ml lëng zarzavatesh i valuar (i përgatitur me dado vegjetale)
500ml qumësht me yndyrë
kopër e freskët
3 lugë lëng limoni
150g salmon i tymosur
vaj ulliri
kripë
piper
Përgatitja: Në një tenxhere skuqim prasin e prerë imët me 2 lugë vaj ulliri, shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël. Kur të kenë marrë pak ngjyrë patatet, hedhim lëngun e valuar dhe i lëmë në zjarr për 15 minuta ose derisa të shohim që patatet janë zbutur aq sa duhet. Hedhim masën e sipërme për ta grirë në blender bashkë me lëngun dhe kur të jenë bërë si masë homogjene e hedhim përsëri në tenxheren ku po ziente më parë, shtojmë qumështin, koprën, lëngun e limonit, kripë dhe piper. Vëmë tenxheren në zjarr dhe e heqim nga zjarri kur të ketë marrë valë për 2 minuta. E shërbejmë menjëherë.