Nis me ritëm e gola të shpejtë mbrëmja në Champions League, ku favoritët duan të mbyllin me dy ndeshje ende për t’u luajtur çështjen e kualifikimit.
Real Madrid shënoi që në minutën e parë, me Gareth Bale, në stadiumin bosh në Varshavë, kundër Legias. Borussia Dortmund iu përgjigj në distancë me Adrian Ramos, kundër Sportingut.
Në Montecarlo, Monaco kryeson me golin e Germain kundër CSKA Moskë, ndërsa në Torino, Higuain shënon me penallti.
Veç Monacos, skuadrat që janë në epërsi sigurojnë matematikisht kualifikimin, nëse nuk ka ndryshime negative në rezultat.
d.i.