Aktori amerikan Val Kilmer mohoi se ai vuante nga kanceri. Kilmer në faqen e tij në Facebook ka mohuar një deklaratë të bërë pak ditë më parë nga kolegu i tij Michael Douglas se ka kancer. “E dua Michael, por ai është keqinformuar”, tha ylli i “Top Gun” dhe “Batman Forever”, duke shtuar se ka një enjtje gjuhe, por se kurrë nuk kishte kancer.
Douglas, i cili u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 2010 të dielën tha se Kilmer është duke luftuar me të njëjtën sëmundje, raporton Broadcasting Corporation britanike (BBC).
“Herën e fundit kam biseduar me Douglas dy vjet më parë dhe më pas e pyeta për të më çonte te një specialist për të marrë një diagnozë për një gungë në fytin tim”, ka shkruar Kilmer (56 vjeç), referoi BETA.
Aktori ka kërkuar ndihmë mjekësore nga besnikët e “Shkencës së krishterë” e në fund të muajit do të shfaqet në përshtatjen në ekranizimin e “Kinema Twain” për shkrimtarin Mark Twain.
Pas fjalëve të Daglas, media pohon se Kilmer nuk do të kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të përkatësisë në një sekt të doktrinës së krishterë. Shumë ndjekës të këtij sekti besojnë se sëmundja mund të shërohet me anë të lutjes, edhe pse sekti vetë nuk i ndalon që të kërkohen mjekët për ndihmë. (b.an)