Policia e kryeqytetit ka shpallur në kërkim dy persona, 29 vjeçarin me inicialet S.P 29 vjeç dhe italianin Filippo Guaraldi, 36 vjeç, pasi këta dy persona akuzohen për trafik të makinave të vjedhura në Tiranë.
Policia ka zbuluar se këta shtetas sillnin nga Italia Ferrari të vjedhura dhe i shisnin në Tiranë.
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi italian ka sjellë një ferrari të vjedhur në Itali dhe është ndihmuar nga shtetasi S. P. për kryerjen e këtij veprimi të paligjshëm./java/a.k