Pas përfundimit të takimit me Kryeministrit dhe Ambasadorëve të akredituar në Tiranë, Rama ka shkruar disa fjalë në rrjetin e tij social në facebook.
“Takim i dobishem me miq, partnere, perfaqesues te huaj ne vend, per suksesin e represionit policor dhe sfiden e parandalimit te kanabisit!”- shkruan Rama për takimin që ka patur me ambasadorët në ambientet e kryeministrisë.
Pak më herët, në një lidhje live përmes rrjetit social, ambasadori Lu tha se SHBA, e më konkretisht DEA, do të jenë krah Shqipërisë në luftën kundër kanabisit dhe në zbulimin e “peshqve të mëdhenj” të drogës./java/a.k