Në kohën kur forcat politike janë duke u konsultuar për sa i përket ligjit të integruar të mbetjeve, Dekreti i presidentit Nishani për të kthyer në Kuvend ligjin nuk do të shqyrtohet nga deputetët as në seancën e nesërme.
Në rendin e ditës së nesërme të firmosur edhe nga kryeparlamentari mungon ai për lejimin e importit të mbetjeve.
Gjatë një takimi me shoqërinë civile të mbajtur ditën e djeshme kryetari i Kuvendit, Meta, u shpreh se është e nevojshme gjetja e konsensusit me shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë, lidhur me ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Ndërsa edhe nga ana e Partisë Socialiste kanë shprehur se kanë rënë dakord për të bërë disa amendamente në ligj.
Rendi i ditës
1- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 27.10.2016.
2 – Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend.
3 – Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
4 – Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
5 – Njoftimi/miratimi i projektkalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 7–25 nëntor 2016.
6 – Për votim:
Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”.
7 – Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.