Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka lënë ashtë dyerve të universitetit shumë maturantë ekselentë, në një kohë që shumë kuota kanë ngelur bosh.
Në një dalje publike para mediave, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi theksoi se ndonëse kanë përfunduar regjistrimet në universitet, askush nuk thotë se çfarë do bëhet me vendet bosh. Boçi theksoi se dje Rama duhej tu kërkonte ndjesë maturantëve, familjarëve të tyre dhe pedagogëve për dështimin e tij në pranimet në universitete, por vazhdonte talljen me arrogancën që e karakterizon.