Një 26-vjeçar në Pogradec ka vjedhur me dhunë bashkëfshatarin dhe më pas e ka mbajtur atë të izoluar nën kërcënimin e armës. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal si edhe shpallën në kërkim Fation Bonon, banues në fshatin Vërdovë, (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit).
Procedimi ndaj tij filloi pas, kallëzimit të bërë nga shtetasi L.M, 35 vjeç, i cili ka deklaruar se Bono duke përdorur dhunë fizike, si edhe duke e kërcënuar me armë i ka përvetësuar këtij të fundit rreth 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij dhe më pas e ka mbajtur këtë shtetas të izoluar rreth 2 orë nën kërcënimin e armës, në vendin e quajtur “Gurore” mbi fshatin Vërdovë.
Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”.
BW/d.i.