Prej më shumë se një dekade Greta Koçin e kemi njohur të gjithë si këngëtare. Megjithatë, kohëve të fundit ajo na ka zbuluar edhe një tjetër talent. Një video e ish-nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike teksa imitonte komentatorin sportiv Dritan Shakohoxha ka “thyer” internetin, ndërsa sipas Gretës, komentet kanë qenë mjaft pozitive. Por cilët janë personazhet e politikës që këngëtarja imiton me kënaqësi dhe ata që nuk do të guxonte kurrë t’i imitonte? Në këtë intervistë për “VIP Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Greta Koçi na tregon se imiton shpesh ish-liderin e PD-së Sali Berisha, ndërsa kryeministrin aktual Edi Rama nuk e ka imituar kurrë. Këngëtarja na zbulon gjithashtu edhe planet për një këngë të re dhe se si ndihet përkrah deputetit Nard Ndoka në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”.

Greta, së fundi i ke impresionuar fansat me një video ku imiton Dritan Shakohoxhën, e cila është bërë mjaft virale në rrjetet sociale…
Imitoj shumë, por ma nxori Eni, sepse deri tani nuk e ka ditur njeri, vetëm familja e dinte. Unë nuk e kam shfaqur asnjëherë, dhe sa ka dalë ajo video ka pasur shumë impakt. Më kanë pyetur njerëzit se pse nuk e kam zbuluar më parë.
Pse e ke fshehur këtë talent?
Nuk e di. Nuk kam dashur, ngaqë jam edhe natyrë serioze dhe kam nxjerrë në pah vetëm pjesën e muzikës. Megjithatë unë imitoj shumëshumë njerëz dhe e bëj në mënyrë origjinale. Familja ime, kur mblidhemi të gjithë dhe duan të qeshin, më thonë: ‘Greta, na imito pak këtë apo atë’. E kam si aftësi.
Cilat kanë qenë komentet pas publikimit të videos ku imitoje Shakohoxhën?
Shumë komente, dhe kanë shkruar të gjitha portalet. Edhe në telefon më kanë ardhur shumë mesazhe dhe njerëzit qeshnin dhe më thoshin që e kisha bërë bukur. Më kënaqi edhe komenti i Shakohoxhës, i cili ka publikuar videon e tij në “Instagram” dhe thotë se tani ndihet vërtet i kërcënuar.
Nuk është ndjerë keq që në një farë mënyre e ke vënë në lojë?
Unë nuk e kam pasur në sensin e talljes, e kam bërë për humor. Ai e ka kuptuar që është thjesht për humor, ndaj e ka publikuar. Shakohoxha është një figurë që unë e çmoj shumë, është i veçantë në llojin e tij.
Cilin nga personazhet imiton më mirë Greta?
Imitoj shumë, edhe politikanë.
Berishën apo Ramën?
Berishën e imitoj, ndërsa Ramën nuk e kam bërë ndonjëherë. Por është e sigurt që mund ta imitoj edhe atë. Doktorin e imitoj shpesh.
Të kanë parë në PD duke e imituar?
Asnjëherë! Nuk e kam bërë në publik, por ndoshta e nxjerr edhe atë, meqë pati bujë të madhe kjo. Doktorin ka kohë që e imitoj.
Cilin nga personazhet nuk do guxoje ta imitoje, ose të paktën ta bëje publikisht?
Nuk e kam menduar, por nuk e kam problem, të gjithë i imitoj, sepse me siguri askush nuk e merr për ters. Nëse dikush do dinte të më imitonte, unë do kënaqesha, se nuk ka ndonjë gjë të keqe.
Përveç pjesëmarrjes në “Dance With Me”, je duke punuar për ndonjë këngë të re?
Jam duke punuar dhe besoj se në fund të muajit nëntor apo në fillim të dhjetorit do ta publikoj, të shoqëruar edhe me videoklip. Është një këngë solo.
Baladë apo ritmike?
Ritmike, por jo ndonjë tërbim i madh. Është diçka e ëmbël.
Kënga, si do të titullohet?
Ende nuk e kemi vendosur, por si këngë ka përfunduar dhe për një apo dy javë do nisim edhe xhirimet e klipit.
Konkurron këtë vit në “Kënga Magjike”?
Jo, nuk do të jem, sepse nuk kisha një material dinjitoz për një festival dinjitoz si ai. Pjesëmarrjet nëpër festivale i kam pasur me këngë të mira, që kanë qenë edhe pretendente, dhe nuk doja të hyja kot. Kur hyj në festivale, matem 100 herë, si fillim në respekt të vetes, dhe në respekt edhe të publikut.
Greta, në “Dance With Me” je partnere me Nard Ndokën. Çfarë raportesh keni?
Shumë të mira! Nardi është njeri shumë i mirë, është shumë korrekt dhe shok shumë i mirë. Jo vetëm se kalojmë shumë kohë bashkë ngaqë kemi provat dhe jemi bashkë në këtë spektakël, por Nardi është njeri shumë i mirë, ka zemër shumë të madhe.
Jeni të dy pjesë e politikës…
Produksioni vendosi që ne të ishim bashkë, dhe unë jam shumë e kënaqur që jam me Nardin.
BW/d.i.