Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pas postimit të kryeministrit Rama në facebook ku ai ironizonte presidentin Nishani për thirrjen e Këshillit të Sigurisë për situatën e kanabisit. Kryeopozitari Basha shkruan se Rama është bërë “dru” nga malli i tij, dhe bën sikur nuk kupton situatën e vështirë ku sipas tij e ka zhytur vendin.
Deklarata e Bashës:
Kryeministri si kryebrigadieri i droges: deri dje bente sikur nuk e shihte ate qe mediat boterore e pagezuan si “Kanabistan” i tij. Tani qe BE ka vene alarmin per kercenimin e sigurise nga droga e Rames, dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, ben sikur kerkon ndihme.
Droga eshte kercenimi me i madh per Shqiperine dhe cdo shqiptar. Vetem kryebrigadieri i bere dru nga malli i vet ben sikur nuk e kupton. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.
/a.m.