Kandidati për president i Francës dhe ish-ministri i Ekonomisë, Jean-Francois Kope pranoi se nuk ia “ka idenë” se sa kushton brioshi me çokollatë, një pastë e preferuar franceze.
“Unë s’kam asnjë ide. Ndoshta do të kushtojë mes 10 dhe 15 cent”, tha kandidati presidencial i Partisë konservatore Republikane në një intervistë për radio “Evropë1”.
Brioshi me çokoladë kushton rreth $ 1.20 në furrat e bukës në Francë, sipas mediave franceze.
Kur ai e kuptoi se ai ishte bllokuar nga gazetarët, Kope tha se ai nuk e di çmimin e saj, sepse preferon të hajë ushqim të shëndetshëm.
“Unë e pranoj se nuk blej shpesh croissants, sepse unë duhet të jem mirë me kalori,” tha ai.
Politikanët evropianë shpesh kanë për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me çmimet e ushqimeve bazë, dhe përgjigjet tregojnë se ata nuk kanë asnjë kontakt me realitetin.
Kope është një nga shtatë kandidatët për President të Francës. Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në pranverën e ardhshme, citohet BETA. (b.an)