Policia e Shtetit ka arrestuar në Malësi te Madhe, babë e bir, pasi kanë kanosur me armë zjarri një shtetas si dhe kane kundërshtuar me dhunë fizike punonjësit e policisë për të moslejuar kontrollin e banesës.
U arrestuan në flagrancë shtetasit Lulash Prekulaj, 57 vjeç dhe David Prekulaj, 28 vjeç, te dy banues në Malësi të Madhe.
Këta 2 shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin F.D. si dhe kanë kundërshtuar me dhunë fizike punonjësit e policisë duke mos i lejuar që të kontrollojnë banesën e tyre.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 84, 278 dhe 236/2 të Kodit Penal./a.k.