Çështja e shembjes së 19 banesave në Himarë, ka shkaktuar një sërë reagimesh e kundëreagimesh si nga Greqia ashtu edhe nga Tirana zyrtare. Një ditë pasi Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thirri për sqarime ambasadoren greke në Shqipëri, lidhur me deklaratat e MPJ-së greke që kërcënoi Shqipërinë me bllokim të procesit të integrimit në BE, Ministria e Jashtme e Greqisë thekson se udhëheqja shqiptare ka një konceptim të rremë të historisë.
Në deklaratën e MPJ-së greke thuhet se “zyrtarët shqiptarë nuk mund të pretendojnë “urbi et orbi” se të drejtat e minoritetit grek respektohen në të gjithë vendin, në të njëjtën kohë që ata i shkelin ato në praktikë, duke minuar ecurinë europiane të vendit të tyre. Faktet flasin vetë, lajmërimet për shembjet e shtëpive, në kuadër të planit rregullues të Himarës, janë dërguar në persona të minoritetit grek. Bëhet fjalë për një veprim që të çon në përfundimin se ka një plan për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek. Deklaratat e djeshme të zyrtarëve shqiptarë të çojnë në përfundime logjike të cilat bien në kundërshtim me kodet aktuale të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, që janë në fuqi njëkohësisht në gjithë vendet demokratike e europiane. Udhëheqja shqiptare ka një konceptim të rremë të historisë një konceptim të rremë të historisë duke e ngatërruar me angazhimet e Shqiperisë, të cilat rrjedhin nga e Drejta Ndërkombëtare dhe ajo Europiane, për mbrojtjen e minoritetit grek, I cili është autoktonë dhe me të drejta legjitime.
ma.me