Kryeministri Edi Rama i cilëson të vyera vlerat didaktike dhe shkencore të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që sipas shefit të qeverisë do të shërbejnë për t’i kthyer lavdinë e dikurshme këtij institucioni arsimor.
Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit Bujqësor, kryeministrit Rama dhe se sot mbetet sfidë rikthimi i shpirtit dhe fytyrës për këtë universitet.
“Në këtë universitet vitet e lavdishme kanë ikur, por kanë lënë pas vlera shkencore dhe didaktike të jashtëzakonshme. Kanë lënë pas njerëz që janë ende këtu. Të gjithë së bashku mund të ndërtojmë gjithë rrugën e rilindjes së këtij universiteti.”- u shpreh Rama.
ma.me