Një 49-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor, por në spital nuk ka vend për të dhe shtëpia e tij është kthyer në të pabanuar si pasojë e tërmetit.
Kështu, ai jeton në konviktin e pallatit të sportit të San Severino, mes pluhurit dhe zhurmës.
Ai është Pelivan Lunturi dhe jeton në vendin fqinj prej 26 vitesh. Shqiptari, që punonte si murator në San Severino Marche, nuk mund të ngrihet nga shtrati dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm, shkruan Syri.net.
“Nuk e di si t’ia bëj, jam i paralizuar në këtë shtrat. Gruaja ime duhet të bëjë gjithçka për mua, qëndroj këtu prej ditësh, në spital nuk kishte vend, nuk e kam më shtëpinë dhe nuk mund të punoj, si to t’ia dalë familja ime”, citohet sot shqiptari nga “Il Messaggero”.
49-vjeçari ka dy fëmijë: 10 dhe 6-vjeç.