Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për vepren penale të “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim:
• Fabio Ullorja, 34 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur nga Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 3, pas informacioneve që disponoheshin se fshihej në zonën e “Unazës së Re” Tiranë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Elbasanit, me Vendimin Penal të datës 28.07.2015, e ka dënuar me 7 vjet e 11 muaj e 24 ditë burg, për veprat penale “Shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga Neni 114/a 1 dhe 6 i Kodit Penal./a.m.