Ka vazhduar forma e jashtëzakonshme e futbollistëve shqiptarë nëpër botë.
Së fundmi në Gjermani kanë shkëlqyer dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj dhe Amir Abrashi.
Mavraj ishte titullar si gjithmonë në fitoren e Kolnit 3-0 ndaj Hamburgut, ndërsa ishte i pakalueshëm në fazën e mbrojtjes.
Ndërkohë Amir Abrashi ka shkëlqyer me Freiburgun që mori tri pikë nga udhëtimi në Bremen.
Përpos lojës perfekte në fazën defensive, Abrashi arriti ta shënoi edhe një gol të bukur që ishte i pari në karrierën e tij në Bundesliga.
Kësisoj e përditshmja gjermane ‘Kicker’, i ka futur ata në formacionin më të mirë të javës.
Ky është formacioni i javës në Bundesliga:
Jarsten, Donati, Sule, Mërgim Mavraj, Halistenberg, Amir Abrashi, Robben, Sabitzer, Grifo, Lewandowski, Modeste. /a.m.