Një politikan italian, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së raportimeve për vepra kriminale nga shtetas të huaj në Itali. Fabio Ranier, përfaqësues i “Lega Nord”, i cili mban postin e nënkryetarit të bashkisë Emilia-Romagna-s reagoi pas arrestimit të 3 shqiptarëve që grabisnin vila në këtë zonë. Ai kërkoi largimin nga Italia të gjithë kriminelëve të huaj.
“Faleminderit, faleminderit, faleminderit pafundësisht, për punonjësit e policisë në Parma. Ata arrestuan tre kriminelë, autorë të shumë vjedhje si dhe kanë terrorizuar një fëmijë. Tani shpresojmë të propvohen të gjitha krimet e tyre dhe të marrin dënimin e merituar. Njerëz nga Shqipëria, Rumania, Serbia, Bullgaria dhe vende të tjera shpesh kalojnë nga grabitjet te trafiku i drogës e bëjnë edhe vrasje. Ato vende duhet të mbajnë kriminelët në shtëpitë e tyre dhe jo t’i mbajmë ne në Itali.”, deklaroi Rainier.
/a.m.