Kreu i qeverisë Edi Rama i shoqëruar edhe nga Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni është nisur drejto qytetit të Tropojës për një vizitë në kuadër të Rilindjes Urbane.
Tropoja është dhe vendlindja e ish kryeministrit Berisha dhe prej kohësh nuk vizitohej nga një kryeministër.
Takimi i fundit që Berisha ka patur me vendin e tij ka qenë në qershorin e largët të vitit 2009. Në atë kohë zgjedhore, Berisha kishte rreth 12 vite pa shkuar në Tropojë. Një vizitë tjetër ka pasuar atë 2009 në vitin 2013, sërish për qëllime elektorale dhe e shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. /java/a.k