Huma Abedin, ndihmësja e kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, e dinte që bashkëshorti i saj ishte një pervers. Por nuk e kishte imagjinuar kurrë se seksualiteti i shtrembëruar i tij, do të ndikonte në jetën që ajo kishte dedikuar për veten. Zbulimi i emaileve dramatike të së premtes së shkuar, që detyroi FBInë të
nisë një tjetër hetim, vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve në SHBA për serverin sekret të zonjës Clinton, është i paprecedentë në historinë e zgjedhjeve amerikane. Në qendër të këtij skandali, është martesa e shkatërruar e ndihmëses së kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, e cila mori fund pas varësisë së Anthony Weinerit (burrit të saj) për të dërguar mesazhe dhe foto me përmbajtje seksuale tek gra dhe adoleshente, të cilat në të vërtetë ai nuk i kishte takuar kurrë.
Bota e Weinerit u shemb kur më 21 shtator, “DailyMail.com” publikoi mesazhet që ai i dërgonte një vajze 15vjeçare. Por besnikëria për një kohë të gjatë e ndihmëses kryesore të zonjës Clinton ndaj bashkëshortit të saj mund të kompromentojnë ëndrrën e kandidates së parë femër për presidente të SHBAsë. Abedin lajmëroi se ajo do të divorcohej nga Weiner kur u publikuan mesazhet e tij të turpshme gjatë muajit gusht, por ky ishte skandali i tretë i tij radhazi. Pas kësaj nisën hetimet e policisë dhe shërbimeve të mbrojtjes së minoreneve dhe FBIja konfiskoi laptopin e tyre, duke hedhur bombën e së premtes.
Karriera e James Comey
James Comey ka qenë prokuror i ashpër që është përballur me disa nga të pandehurit më të shquar në 25 vitet e fundit dhe që ka ndihmuar në vendosjen e rregullave për mbikëqyrjen amerikane të terroristëve të dyshuar. Por tani, si drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve ai ka marrë përsipër rolin e tij më të madh, duke e vendosur veten në qendër të vëmendjes në ditët e fundit të garës për presidencën e Shteteve të Bashkuara. 55vjeçari Comey, një figurë e shquar në Departamentin e Drejtësisë nën presidentin republikan George W. Bush dhe shefi i FBI-së emëruar nga presidenti demokrat Barak Obama, duket se gjithmonë ka shfaqur një vijë të pavarur. Tani, me pak më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit, Comey njoftoi se FBI, agjencia më e lartë e zbatimit të ligjit në vend, po rihap hetimin lidhur me përdorimin e një server privat emailash nga kandidatja demokrate Hillari Klinton kur ajo ishte sekretare e Shtetit nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe nëse ajo ka keqpërdorur material të klasifikuara të sigurisë kombëtare.
Comey kishte deklaruar në korrik se trajtimi i dokumenteve të klasifikuara që ndodheshin në dosjet kompjuterike ishte “jashtëzakonisht i pakujdesshëm” nga ana e zonjës Klinton. Por Comey tha se nuk kishte shkelje për të ngritur akuza penale, një vendim që zemëroi republikanët që kërkonin të ndalonin zonjën Klinton të bëhet presidentja e 45të e vendit. Kandidati republikan për president, Donald Trump shpesh e ka fyer zonjën Klinton si “Hillaria mashtruese” për përdorimin e serverit privat në shtëpinë e saj në NjuJork, dhe Klinton në shumë raste e ka quajtur këtë një gabim, edhe pse thotë se nuk ka dërg uar apo marr me vetëdije materiale të klasifikuar.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka një praktikë afatgjatë të mosndërhyrjes në politikën e vendit, edhe pse si republikanët edhe demokratët shpesh i shohin si motive politike disa vendime të saj në vendosjen e çështjeve që do të hetojë dhe nëse do të ngrejë akuza kundër dikujt. Comey i tha personelit të FBIsë se ndjehej i detyruar të njoftonte Kongresin rreth rihapjes së hetimit të emailave të zonjës Klinton pasi u kishte thënë në mënyrë të përsëritur ligjvënësve se hetimi kishte përfunduar.
Zoti Comey tha se materialet e reja të gjetura në kompjuterin e çiftit AbedinWeiner lidhur me çështjen “Klinton” ishin të panjohura dhe ekspertët ligjorë thanë se disa mijëra emaila me siguri që nuk do të mund të ekzaminohen para ditës së zgjedhjeve. Një njoftim tha se autoritetet nuk kanë marr ende një urdhër nga gjykata për të parë materialet. Me një karrierë të gjatë ligjore, Comey ka ndjekur penalisht anëtarë të familjes Gambino për krime, terroristë të akuzuar për kryerjen e bombardimeve në Kullat Khobar në Arabinë Saudite në vitin 1996, dhe ekzekutivë korporatash të përfshirë në korrupsione financiare. Ndjenja e tij e pavarësisë përballë këshillës kundërvepruese nga superiorët e tij ka qënë një shenjë dalluese gjatë viteve të tij në krye të institucioneve të zbatimit të ligjit.
Në vitin 2004, në administratën Bush, ai ishte Prokuror i Përgjithshëm në detyrë kur eprori i tij, John Ashcroft, u shtrua në spital. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kërkuan miratimin e tij në ligjshmërinë në aspektet kryesore të përgjimit të terroristëve të dyshuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, por zoti Comey kundërshtoi. Kur zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë shkuan në spital për të marrë firmën e të sëmurit Ashcroft për dispozitat e përgjimeve, Comey shkoi vetë në spital dhe i kundërshtoi këshilltarët presidencialë. Comey e tërhoqi kërcënimin e tij për të dhënë dorëheqje lidhur me këtë ngërç, dhe më pas kur presidenti Bush dëgjoi për kundërshtimet e tij, programit të përgjimeve iu bënë ndryshime.
Drejtori i FBIsë: Pse i rinisëm hetimet
Kandidatja demokrate Hillary Clinton e quajti kohën e njoftimit të FBIsë se po vlerëson prova të reja lidhur me çështjen për përdorimin e një serveri privat emaili prej saj, si “të paprecedentë” dhe “thellësisht shqetësuese”. Në një tubim të fushatës në Daytona Beach në Florida të shtunën, zonja Clinton i tha audiencës së saj: “Është shumë e çuditshme të japësh këtë njoftim me kaq pak informacion, pak përpara zgjedhjeve”. Zonja Clinton më pas shtoi: “Nuk mund t’i lemë këto zgjedhje, në 10 ditët e fundit, të jenë rreth kësaj zhurme dhe hutimi. Ato duhet të jenë për drejtimin që duam për vete, për fëmijët dhe nipërit dhe mbesat tona”. Drejtori i FBIsë James Comey thotë në një letër drejtuar ligjvënësve të premten se janë zbuluar emaile të reja që lidhen me rastin e përdorimit të serverit privat nga zonja Clinton, pavarësisht traditës së FBIsë për të shmangur veprime të debatueshme në ditët para zgjedhjeve.
Njoftimet të shtunën bënë të ditura se zyrtarët e Departamentit amerikan të Drejtësisë paralajmëruan zotin Comey se informimi i Kongresit rreth materialeve të reja nuk ishte në përputhje me praktikat e ndjekura nga departamenti. Zoti Comey i dërgoi një letër personelit të FBIsë ku shpjegon arsyen pas këtij veprimi të pazakontë. “Ne zakonisht nuk i themi Kongresit për hetimet që kryejmë”, tha ai “ po për këtë rast ndjej detyrën ta bëj një gjë të tillë, duke patur parasysh se dëshmova disa herë gjatë muajve të fundit se hetimi ynë kishte përfunduar. Mendoj gjithashtu se nuk do të ishte e drejtë për popullin amerikan nëse nuk plotësonim të dhënat.
Shekulli/d.i.