Pas incidentit të djeshëm në Elbasan Arena mes tifozerisë së Partizanit dhe forcave të policisë, ka dalë dhe bilanci i “dëmeve”. 2 policë janë plagosur nga përleshjet e ditës së djeshme, teksa organet e policisë së elbasanit kanë referuar materialet hetimore për 7 persona, të gjithë banues në kryeqytet.
“Këta shtetas, në orën 16:35 në unazën e qytetit Elbasan, në momentin e ardhjes të autobuzave të tifozave të Skenderbuet të Korçës , në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen të kenë goditur me sende të forta njërin prej autobuzave, duke dëmtuar xhamin anësor të mjetit me targa KO 1750B, drejtuar nga shtetasi GJ.R”- njofton policia.
Sipas saj, nnë orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”, nga veprimet e tyre, janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete piroteknike (fishekzjarre) në fushë, si dhe janë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të Repartit F.N.SH. Tiranë.
Nga këto veprime, u dëmtuan dy punonjës policie si dhe janë thyer paisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan po vazhdon punën për për identifikimin e shtetasve të tjerë.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrim Prone” , “Prishja e qetësisë publike” dhe”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 150, 274, 236 dhe 25 të Kodit Penal.
Në hetim
E.D, 54 vjeç, banues në Tiranë
R.H, 58 vjeç, banues në Tiranë
F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë
A.P, 19 vjeç, banues në Tiranë
F.O, 26 vjeç, banues në Tiranë
M.K, 19 vjeç, banues në Tiranë
SH.M, 43 vjeç, banues në Tiranë
/a.k