Shyqyri Kapllani, kandidati per Mallakastrën që erdhi nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, fajëson strukturat e PS dhe LSI për humbjen në garën me demokratin Agron Kapllanaj.
Sipas tij, kundërshtari bleu vota, por thikën pas shpine ia dha vetë e majta.
Zhgënjimi i mallakastriotëve nga qeverisja qendrore dhe vendore për vite me radhë, për Kapllanin ishte kosto që iu fatura atij si kandidat.
Tradhtinë e te majtëve, ai e shpjegon me inatet personale për kandidimin e tij.
Mallakastra prej vitesh ka qenë një bastion i të majtëve. Agron Kapllanaj që fitoi bashkinë vjen pas dy mandateve në krye të komunës Qendër në Mallakastër.
ABC News